Smart Home

Teknologjia e shtëpive/banesave të mençura apo automatizimi i shtëpisë u siguron pronarëve të shtëpive siguri, komoditet, dhe efikasitet të energjisë duke i lejuar ata të kontrollojnë pajisjet inteligjente, nga telefoni personal. Kjo teknologji ua lehtëson jetesen duke ua bërë gjithqka më të lehtë dhe me të sigurt në të gjitha aspektet. Teknologjia jonë Smart Home mund të ju përshtatet cilesdo shtepi/banesë pa marrë parasysh gjendjen e saj ( nuk ka nevojë që shtepia/banesa të jetë e pa rregulluar ende ) pra instalimi bëhet ashtu siç ju dëshironi

SENSORA SMART PËR DYER DHE DRITARE

Sensorat për dyer dhe dritare ju mundësojnë ju që të shihni në kohë reale për çdo hapje/mbyllje të dyerve dhe dritareve në shtëpinë/banesën tuaj. Pra ju merrni njoftime në kohë reale për çdo levizje e cila ka të bëjë më dyert dhe dritaret e shtepisë/banesës suaj. Ju po ashtu mund t’i caktoni role të ndryshme këtyre sensorave.

SMART ALARM PËR LËSHIM TË UJIT

Smart Alarmi për lëshim(rrjedhje) të ujit është pajisja më e rëndësishme për shtepinë/banesën tuaj. Ky sistem nderpren furnizimin kryesor të ujit në shtepi/banesen tuaj duke privuar nga demtimet e mundeshme brenda shtepisë/baneses apo edhe fqinjëve tuaj

SMART MODULA PËR GARAZHA

Moduli Smart për garazha është produkti tjetër i cili ua lehtëson mënyrën e jetesës. Ju mund ta konfiguroni sipas deshirës. Ju mund ta hapni/mbylleni garazhen tuaj të vetures nga telefoni juaj, si dhe mund të konfiguroni në telefonin tuaj që garazha të hapet në mënyrë automatike. P.sh jeni afër duke u kthyer nga puna dhe e vendosni se pas sa minutave të hapet garazha.

SMART MODULA PËR NDRIÇIM

Moduli Smart për ndriqim ju mundëson që të gjithë ndriqimin në shtëpinë/banesën tuaj ta kontrolloni nga telefoni. Ju mund të perdorni variante të ndryshme të aktivizimit të dritave në mënyrë automatike dhe sipas nevojave tuaja.

SMART MODULA PËR PRIZA

Modulin Smart për priza mund ta shfrytëzoni në mënyra të ndryshme. Çfardo pajisje që vendosni në prizat tuaja ju mund t’i kontrolloni nga telefoni juaj. Mund ta vendosni kohën se kur të lëshohet ajo pajisje apo kur të ndalet, dhe po ashtu mund ta leshoni/ndalni në çdo kohë që ju dëshironi vetëm më një klik.

SMART MODULA PËR ROLETA

Moduli Smart për roleta ju mundëson që hapjen/mbylljen e roletave në mënyrë automatike nga telefoni juaj më vetëm një klik. Ju mund ta lëni kohën sipas deshire se kur të bëhet hapja dhe mbyllja e roletave.

SMART ÇELESA PËR DYER

Smart çelesi për dyer ju mundëson hapjen e dyerve në mënyrë automatike, pra nga telefoni juaj. Ky çeles është së bashku me kameren, në të cilen ju mund të shihni se kush është në derë dhe ju vendosni që ta hapni apo jo. Të gjitha njoftimet për çdo thirrje në deren tuaj, ju i pranoni në telefonin tuaj.

SMART SENSOR PËR TYM

Smart sensori për tym është moduli tjetër me më rëndesi në shtepi/banesën tuaj. Ky modul ju njofton për çdo shkaktim të tymit/zjarrit në vendin tuaj, dhe po ashtu mund të lidhet më sensorin e ujit i cili e parandon zjarrin. Të gjitha njoftimet i pranoni në telefonin tuaj.

SMART TERMOSTAT

Smart Termostati është pajisje e cila mund të instalohet në shtepinë/banesën tuaj në mënyrë që ta kontolloni të gjithë sistemin nga kjo pajisje.

SENSORË TË TEMPERATURES DHE LAGËSHTISË

Ky sensorë ju mundëson të shihni temperaturen dhe lageshtinë momentale në shtepinë/banesën tuaj, e gjitha nga telefoni juaj.

PËR MË SHUMË INFORMATA KONTAKTONI NË:

Tel: +383 49 30 22 30

Email: smart@niklik.com