Kushtet dhe termet

KUSHTET E GARANCISË

Periudha e Garancisë fillon nga data e blerjes dhe përfundon në afatin e shprehur në Fletën e Garancisë.

Përpara instalimit dhe përdorimit të produktit që keni blerë, lexoni me kujdes manualin/udhëzimet e prodhuesit dhe më pas veproni në përputhje me rregullat e përcaktuara.

Ruani paketimin origjinal derisa të siguroheni që pajisja që keni blerë funksionon në rregull.

Ne momentin kur bleresi dorezon artikullin (produktin) per servisim duhet te kete me vete fletegarancionin e leshuar nga Niklik

Garancia e mbulon produktin për periudhën nga data e blerjes deri në datën e mbarimit të garancisë. Kjo garanci ju mbulon vetëm defektet e fabrikimit brenda periudhës së garancisë. Në momentin që do t’ju duhet ta përdorni garancinë, atëherë ju duhet të paraqiteni sëbashku me pajisjen e pahapur fizikisht pranë dyqanit.

Garancia ofron riparimin e pajisjes nga defektet e fabrikimit i cili bëhet brenda një periudhe 48 ditore. Ajo nuk ofron ndërrimin e pajisjes.

 

ÇFARË MBULON KJO GARANCI?           

Garancia mbulon riparimin (kthimin në gjendje pune) falas të produkteve të shitura nga Niklik, duke plotësuar njëherësh të gjitha kushtet e mëposhtme:

Defekti i produktit është me origjinë prodhimi/fabrikimi.

Në rast defekti, Niklik është i detyruar të riparojë produktin brenda afatit maksimal prej 48 ditëve (vetëm gjatë periudhës së garacionit të plotë).

Nëse brenda garancionit të plotë produkti nuk mund të riparohet apo defekti nuk mund të eleminohet brenda afatit maksimal atëhere produkti do ti zëvendesohet bleresit me një të ri (nese cmimi I produktit të ri ndryshon apo produkti ne defekt është i amortizuar, demtuar apo i mungon ndonjë pjesë, blerësi detyrohet të paguaj ndryshim apo zhvlëresimim)

Periudha e garancionit paraprak do të jetë e vlefshme edhe per produktin e ri duke i shtuar ditet qe ka qenë produkti në servis.
Produkti shoqërohet me faturën e blerjës dhe fletën e Garancisë.

Produkti nuk është hapur (ndërhyrje teknike) nga persona të pa autorizuar me shkrim nga Niklik.

Shërbimi i garancisë do të kryhet në ambientet e servisit të Niklik.

 

 ÇFARË NUK MBULON KJO GARANCI?

Pajisjet / produktet të cilave u është dëmtuar / hequr / fshirë Numri Serial.

Apliacionet / Programet (dëmtimi/fshirja/humbja e tyre).

Dëmtimet fizike aksidentale, nga abuzimi, keqpërdorimi, lageshtia pakujdesia ose transportimi i papërshtatshëm.

Dëmtimet nga viruset.

Dëmtimet / defektet e shkaktuara nga:

Mosrespektimi i instruksioneve të instalimit të produktit dhe përdorimit të tij.

Tjetërsimi i funksionalitetit apo keqpërdorimi i kapaciteteve të produktit.

Materiale të lëngshme (ujë, etj), zjarri, shkaqe natyrore apo vjedhje.

Mbitensioni elektrik ose puna me tension jashtë kufijve 230 +/- 15% dhe të përcaktuara në manualin e produktit.

Nëse produktit i janë kryer shërbime apo instalime nga persona të pa autorizuar me shkrim nga Niklik.

Defektet e shkaktuara mbi produktin për shkak të lidhjes së tij me produkte të tjera, jo të blera ose të instaluara nga Niklik, dhe jo kompatibël me produktin.

Problemet dhe keqfunksionimet e pajisjes të shkaktuara nga përdorimi i pjesë jo origjinale.

Kujdes: Garancia nuk mbulon asnjë problem të shkaktuar nga përdoruesit, si dhe në rast se aparatura është hapur nga persona të tjerë më parë, aparatura del automatikisht jashtë garancie.